Lajme

SHBA-të po goditen keq nga koronavirusi, tejkalojnë edhe Italinë me numrin e viktimave

SHBA-të e kanë kaluar Italinë me numrin e viktimave nga koronavirusi.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, numri total i vdekjeve nga COVID-19, në SHBA ka arritu në 19 mijë e 424, transmeton lajmi.net.

Italia ndërkaq aktualisht ka 18 mijë e 849 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, raste të konfirmuara në SHBA, sipas statistikave në kohë reale janë 506 mijë e 8 të infektuar. /Lajmi.net/

Burimi

Back to top button