Lajme

Shefi i Propagandës së VV koordinohet me Nenad Rasic

Këshilltari politik i liderit të VV’së Albin Kurti, në kohën kur ai ishte kryeministër, Erzen Vraniqi, është parë duke biseduar me drejtuesin e Partisë Demokratike Progresive Nenad Rasic, shkruan Gazeta Metro.

Në një foto të dy ish këshilltarët shihen duke biseduar derisa zgjedhjet pritet të mbahen edhe pak ditë.

Kjo ngjan me një koordinim që VV po bën para zgjedhjeve të 14 shkurtit, me përfaqësuesit serbë.

Kujtojmë se Vraniqi ishte përfolur gjatë për shpenzimet e tij marramendëse që kishte bërë në kohën që ishte në pozitën e këshilltarit, ai madje kishte shpenzuar më shumë se kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti.

Edhe pse Kurti ka mohuar që në Qeverinë e tij të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.

Ai njësoj kishte vepruar edhe në 2019, kur kishte zhvilluar personalisht një takim me Rasicin, në njërin nga hotelet në Prishtinë./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button