Shembull për të gjithë politikanët: Kryeministrit holandez i derdhet kafja dhe më pas e pastron vetë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka bërë një veprim që shumë rrallë politikanët e bëjnë dhe padyshim që kjo duhet duartrokitur, transmeton Gazeta Metro.
Atij iu derdh aksidentalisht gota e kafesë, derisa po hynte në parlament.
Në mënyrë krejt sportive dhe të thjeshtë, ai mori shtupën nga dora e pastrueses e cila erdhi me shpejtësi për të pastruar kafenë e derdhur në dysheme, por kryeministri nuk e ka lejuar.
Ai i mori shkopin nga dora dhe nisi ta pastrojë vetë ‘rrëmujën’ që kishte bërë vetë.
Të pranishmit, mes tyre edhe pastruesit e kanë duartrokitur veprimin e kryeministrit të tyre.
Ndryshe kryeministri holandez njihet për thjeshtësinë e tij, ku disa herë ka lëvizur edhe me biçikletë rrugëve të shtetit.
Video është realizua muaj më parë. /gazetaprishtina.info