Lajme

Shkencëtarët amerikanë: Moti i ngrohtë nuk e shkatërron Koronavirusin

Sipas studimeve më të reja, moti i ngrohtë nuk e shkatërron koronavirusin apo pengon aftësinë e tij për t’u përhapur.

Studiuesit amerikanë dhe kanadezë thanë që rreziku i transmetimit u zvogëlua vetëm me rreth 1.5 % për çdo shkallë të Fahrenheit mbi 77F (25 gradë C).

Ata analizuan më shumë se 370,000 raste në mijëra qytete të ndryshme në Amerikën e Veriut për të arritur në këtë përfundim.

Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se kombinimi i rrezeve ultraviolet me temperaturat e ngrohta mund ta shkatërronte virusin. Trump propozoi gjithashtu edhe injektimin e dezinfektantëve në trup, gjë që shkaktoi shumë polemika.

Studiuesit krahasuan efektin e temperaturës, lagështisë, mbylljes së shkollave, kufizimet e tubimeve masive dhe distancimin shoqëror në përhapjen e sëmundjes.

Rezultatet nuk treguan asnjë lidhje midis temperaturës dhe rritjes së infeksioneve.

Ata arritën në një përfundim të ngjashëm në një punim që akoma nuk është botuar, ose i shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button