Lajme

Shokuese, doktorët kinezë “bëhen të zinj” pasi kaluan koronavirusin

Prej disa ditësh në mediat sociale po qarkullojnë fotografitë e dy doktorëve kinezë që kanë pësuar nxirje të lëkurës pasi kaluan koronavirusin.

Në fakt, imazhet e publikuara janë të vërteta. Bëhet fjalë për kardiologun Yi Fan dhe urologun Hu Weifeng, të cilët u infektuan me koronavirus në janar, kaluan në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, më pas në koma dhe u vendosën në intubim. Në 18 prill një kronikë në një televizion lokal në Pekin, transmetoi pamjet e doktorëve. Ata ishin të vetëdijshëm por ngjyra e lëkurës u ishte errësuar, raporton newsbomb.al.

Pamjet më pas u përhapën masivisht në rrjetet sociale, ku dikush shkruante: “Mos mendoni se këta të dy janë afrikanë”.
Por si qëndron e vërteta? Që lëkura e tyre ka marrë ngjyrë të errët kjo është e vërtetë. Por është vetëm e përkohëshme.

Te doktorët në fjalë kjo ka ndodhur pasi ata pësuan dëmtime serioze të mëlçisë për shkak të koronavirusit. Për këtë arsye mëlçia e ka patur të pamundur të përpunojë mbeturinat, dhe tepricat si hekuri në gjak, duke bërë që të shkaktohet kjo ngjyrë në lëkurë. Dëmtimi i mëlçisë gjithashtu mund të shkaktojë edhe disbalancë në hormone.

Por një mundësi tjetër e shkaktimit të ngjyrës së errët është edhe helmimi nga barnat e shumta të përdorura gjatë periudhës që kanë qenë sëmurë me Covid-19.
Vetëm pak ditë më pas, në një intervistë tjetër, ngjyra e lëkurës së doktorit Yi Fan duket se është kthyer në normalitet.

Back to top button