Lajme

Shpallen në kërkim dy shqiptarët në Britani, publikohen emrat dhe fotot e tyre

Dy shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen si autorë të një grabitjeje.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ibrahim Basha, banues në Ipswich dhe 33-vjeçari, Ermir Mataj.

Policia britanike raporton se dy shqiptarët dyshohet se u futën në një banesë në Guilford paraditen e 29 shkurtit të këtij viti.

Ata arritën të merrnin një sasi të madhe parash dhe stoli e bizhuteri të shumta.

Grabitja ndodhi kur pronari nuk ndodhej në shtëpi. Ata u larguan me vrap kur kuptuan se i zoti i shtëpisë ishte duke ardhur.

Policia britanike deklaron në një njoftim se të dyshuarit u dërguan në shtëpinë që grabitën nga një BMW e zezë dhe më pas u larguan në këmbë.

Ata dyshohet se janë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera. Autoritetet britanike u kanë bërë apel qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për dy shqiptarët, ta raportojnë në polici.

Burimi

Back to top button