Lajme

Shpallet fituesi i ‘Eurovision 2020’, ja në cilin vend u rendit Shqipëria

Festivali ndërkombëtar “Eurovision” këtë vit u anulua për shkak të situatës nga koronavirusi. Por “Eurostream 2020” e solli në një formë ndryshe. Në platformën e “Eurostream 2020” u prezantuan këngët konkurruese dhe u shpall një fitues, i cili nuk është fituesi zyrtar i këtij festivali. Shqipëria arriti të kualifikohej në finale me këngën e Arilena Arës.

Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para janë renditur Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button