Lajme

Shpend Ahmeti tregon se kur fillon jeta normale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se prej 4 majit do të fillojë relaksimi i masave të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se relaksimi i masave do të jetë gradual dhe se do të zbatohet në tri faza.

Sipas tij, mesi i qershorit parashihet të jetë koha kur pritet të ketë relaksim të plotë të masave.

“Neve na gëzon se për çdo ditë na dalin ma pak lajme. Unë besoj se prej 4 majit duhet të shqyrtohet relaksimi i masave në Kosovë. Duhet të kemi kujdes edhe më tej, por që duhet të fillohet me relaksimin e masave. Relaksimi i plotë parashihet dikur kah mesi i qershorit. Por këto data nuk janë përfundimtare, ato do të shqyrtohen varësisht gjendjes me pandeminë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka bërë kërkesë për daljen e Prishtinës nga karantina.

“Situata në Prishtinë është mirë për momentin. Por, as Prishtina nuk do të jetë mirë, nëse komunat tjera vazhdojnë të jenë në një gjendje më të keqe”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv të KTV-së.

Ahmeti ka thënë se parqet në kryeqytet mund të hapen në fazën e dytë, që fillon nga 18 maji.

Ai ka thënë se problem mund të jetë aspekti ekonomik dhe se sipas tij, sa më shpejt duhet të nisin hapat për rimëkëmbje ekonomike.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button