Lajme

Shpëtoi Kinën nga koronavirusi, mjeku i njohur vjen me deklaratë shokuese

Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi të madhe në gjithë botën.

Mjeku kinez, Wang Xinghuan, që ishte dhe drejtori i spitalit në Wuhan, ka bërë një deklaratë shokuese për të gjithë botën.

Ai ka paralajmëruar se koronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftërat botërore së bashku dhe qytete si Nju Jorku duhet të bëjnë më shumë.

Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë mjeku.

Duke u ndalur tek ajo që po ndodh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e koronavirusit janë të frikshme, doktor Wang Xinghuan ka deklaruar se ai duhet të bëjë më shumë dhe se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për publikun, nuk është thjeshtë cështje kulture. “Ka baza shkencore për përdorimin e maskave mbrojtëse”, ka thënë ai.

Nju Jorku po përjeton dështimin që ne e kaluam më herët në Wuhan. Ky është izolimi në shtëpi. Shumë pacientë me simptoma të lehta, lejoheshin të ktheheshin në shtëpi dhe të izoloheshin atje, por më vonë e kuptuam se ky ishte një gabim i madh.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button