Lajme

Shteti helen merr vendimin më të rëndë të mundshëm për shqiptarin që përdhunoi dhe vrau vajzën greke

Merret vendimi për shqiptarin Aleksandër Luca dhe shokun e tij grek Manolis Koukouras, të cilët përdhunuan e më pas vranë studenten greke Eleni Topaloudi. Gjykata ka vendosur Burgim të Përjetshëm për dy autorët e krimit makabër.

Ata pasi e përdhunuan, e qëlluan me hekur në kokë dhe e hodhën në shkëmbinj duke menduar se ka vdekur.

Ndonëse se shqiptari ia hodhi fajin mikut të tij, mediat greke raportuan se një tjetër akuzë binte mbi Aleksandër Lucën. Shqiptari u tha se kishte abuzuar me një tjetër vajzë, në këtë rast me një vajzë me aftësi të kufizuara.

Thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur me 28 nëntor, vetëm disa orë pas vrasjes së studentes, ndërkohë që një shtetas rom tregoi se së bashku me shqiptarin kishin abuzuar me vajzën.

Burimi

Back to top button