Lajme

Shtohen hajnat e veturave: Brenda javës në Kosovë vidhen 4 sosh

Është shqetësuese numri i vjedhjeve të veturave në Kosovë, vetëm brenda kësaj javë janë vjedhur 4 të tilla, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro kishte raportuar për tri raste të vjedhjes të veturave, dy në Prishtinë dhe një në Mitrovicë.

Sipas një publikimi në grupin ‘Marakli t’kerreve’, është bërë e ditur se datë 7 qershor në ditën e diel, një veturë e tipit Mercedes Benz E-Class 300, është vjedhur në rrethinë të qytetit të Mitrovicës.

Ndërsa dy veturat e vjedhura në Prishtinë, njëra është vjedhur në rrugën ’17 Shkurti’, e cila kishte qenë e parkuar në lagjen Ulpianë dhe tjetri rast në ‘Rr. Fahri Fazliu’, ka ndodhur derisa shoferi doli për të blerë bukë.

E sot është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe një verdhjeje tjetër e veturës, e katërt kjo brenda javës.

Kjo vjedhje ka ndodhur në Mitrovicë, në lagjen e Romëve. Është veturë e tipit Mercedes që kap një vlerë mbi 80 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur të ‘Marakli t’kerreve’, ku edhe është ofruar numri kontaktues nëse dikush ka informatë të lajmëroj pronarin./gazetaprishtin.info

Burimi

Back to top button