Lajme

Shtrenjtimi i rrymës? – Blerta Deliu kritikon ashpër Albin Kurtin!

Propozimi i ZRRE-së, për shtrejtim të energjisë elektrike, ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, raporton Gazeta Blic.

Deliu-Kodra, thotë se kjo gjë dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.

Ajo ka kujtuar deklarimet e kryeministrit Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, duke i akuzuar qeveritë e atëkohëshme si fajtore për çmimin e energjisë elektrike në vend.

Tutje ajo shton se “ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.

Shkrimi i plotë nga Blerta Deliu-Kodra:

Dokumenti zyrtar i publikuar në medie lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të saj, dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.

Albin Kurti, kur ishte në opozitë i fajësonte Qeveritë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai akuzonte se është Qeveria ajo që ka fajin dhe përgjegjësinë për vështirësimin e jetës së qytetarëve.

Por, tani që është bërë Kryeministër, ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme.Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.

Rakiq paralajmëron reciprocitet nëse nuk lejohen votimet në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë
Kryetari i Listës Serbe, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës se serbët do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga Serbia më 3 prill dhe paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Prishtinën.

Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.

Ai tha se serbët nga Kosova nuk do të “lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë”, duke theksuar se e drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë arsye ne tani po themi se zgjedhjet serbe më 3 prill do të mbahen në të gjitha sferat në Kosovë, tha Rakiq, duke shtuar se serbët nga Kosova janë të përkushtuar për një jetë të qetë dhe normale në liri.

“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Rakiq.

Serbët në Mitrovicë të Veriut ishin tubuar në orët e mëngjesit duke kundërshtuar mos lejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Ndërkaq sipas policisë për në orën 12:00 është paralajmëruar një protestë.

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit në vend. /Telegrafi/

Referendumi në Serbi, Melihate Tërmkolli thotë se kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.

“ Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

“Dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare në Kuvend, të tjerat po ia mbajn zhagin Kurtit”

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar për seancën e djeshme të thirrur në urgjencë.

Muhaxheri konsideron se nuk kishte nevojë për këtë seancë kur dihet që Kurti e kishte mandatin për të marrë vendim qe ta pengoj mbajtjen e referendumin edhe pa rezuluten e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Dje në seancën e Kuvendit janë vërejtur dy gjëra;e para, Kurti ka frikë të marrë vendime pa e futur në lojë Kuvendin ndonëse kishte mandat për të marrë vendim dhe,e dyta, dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare, ndërsa të tjerat po ia mbajnë zhagin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button