KosovëKronika e zezëLajme

Si në filma: Gjuhen me armë nga vetura në lëvizje, policia e cilëson si “vrasje në tentativë”

Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar mbrëmë në rrugën “Hilmi Rakovica” në kryeqytet.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ajo tha se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat, ku rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button