Lajme

Si nëpër filma, piloti kanadez bën ulje emergjente me aeroplan në autostradën plotë me vetura, kalimtarët shikojnë të habitur

Piloti i një aeroplani të vogël “Piper Cherokee” ka bërë ulje emergjente në një autostradë në Quebec të Kanadasë, edhe pse në ato momente rruga ishte e mbushur me vetura, raporton CBC.

Piloti i “Piper Cherokee” i ka telefonuar zjarrfikësit në Quebec, duke u thënë se do të bëjë ulje emergjente në autostradë disa kilometra larg aeroportit lokal, transmeton Telegrafi.

“Për herë të parë në jetën time pata rastin të shoh aeroplanin duke zbritur në autostradë… një gjë të tillë më herët e kam parë vetëm në filma”, ka thënë për CBC, Jean Paul-Dost, i cili vështroi me vëmendje këtë skenë nga një parking jo larg autostradës.

Piloti ishte detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të prishjes në fluturake, kurse në autostradë në ato momente gjendeshin shumë vetura edhe pse për çudi askush nuk është lënduar.

Burimi

Back to top button