Lajme

Si pritet të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në veri të rajonit, në ditët e ardhshme do të sjellë sërish mot të paqëndrueshëm me vranësira, e kohë pas kohe priten edhe reshje lokale shiu, e ditën e shtunë me mundësi edhe për bubullima, bën të ditur Prishtina Weather.

Por, shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik, masa të ngrohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, ndërsa nga dita e diel do të shënojnë rritje edhe mbi 25C.

Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme do të mbajë mot jostabil, me mundësi për reshje lokale shiu kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, thekson PW.

Burimi

Back to top button