Shendetesi

Si të qëndroni të qetë kur fëmijët kanë shumë kërkesa

Kur bëhet fjalë për kërkesat e fëmijëve, qielli është kufiri. Pyetje të panumërta, rrëmuje pa ndërprerje, bezdisje e vazhdueshme dhe nevoja të pafundme.

Sigurisht, pandemia vetëm i ka rritur të gjitha këto. Ne jemi të stresuar për gjithçka, nga gjendja e botës te statusi ynë i punës.

Ka shumë gjëra të dobishme që mund të bëni, nga taktikat e sjelljes deri te teknikat e qetësimit me veprim të shpejtë.

Injoroni sjelljen irrituese

“Teknika ime e preferuar për të qëndruar e qetë duke përmirësuar gjithashtu sjelljen është thjesht ta injoroj atë”, thotë Catherine Pearlman.

Injoroni çdo sjellje që është e bezdisshme, kërkon vëmendje, shkruan Healthline.

Ndryshoni dinamikën

“Meqenëse fëmijët tanë ka të ngjarë të jenë gjithashtu të stresuar dhe të shqetësuar, sjellja e tyre irrituese mund të jetë me të vërtetë për të kërkuar siguri. Ata duan të dinë se pavarësisht trazirave, gjithçka do të jetë në rregull, ju do të jeni akoma atje dhe do t’i doni dhe do t’i mbroni ata”, thotë Shelley Davidow.

Duke iu përgjigjur kësaj nevoje më të thellë, thotë ajo, ka të ngjarë të pakësojë veprimet e tyre të bezdisshme.

Bëni një kontroll emocional

“Kur të jeni më të lidhur me emocionet tuaja, mund të bëni zgjedhje më të mira në lidhje me mënyrën se si u përgjigjeni fëmijëve tuaj”, thotë Tracy L. Daniel.

Për të bërë kontrollin, thjesht merrni disa minuta gjatë ditës për të realizuar metodën e treguar më poshtë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button