Lajme

Siç ndërtoi spitalin, Kina mund të testojë të gjithë popullsinë e Wuhan për 10 ditë

Kina ka në plan të testojë të gjithë popullsinë e Wuahn, qytetin ku shpërtheu fillimisht koronavirusi i ri. Njoftimi erdhi pas ri-shfaqjes së rasteve të reja me Covid-19 në qytet. Autoritetet shëndetësore kishim lajmëruar fillimisht se do të testonin 11 milion njerëz brenda 10 ditëve, por tashmë duket se po mendojnë të ndryshojnë afatin ditor.

Sa do të zgjasë testimi?

Në fund të prillit, autoritetet e provincës në Hubei raportuan se më shumë se 63,000 njerëz po testoheshin në Wuhan çdo ditë dhe deri në datën 10 maj kjo shifër do të ulej në 40.000. Sipas gazetës zyrtare Hubei Daily ka më shumë se 60 qendra testimi në të gjithë qytetin.

Këto kanë një kapacitet maksimal prej 100,000 testesh në ditë, duke e bërë të vështirë të shihet se mund të përmbushet një objektiv i testimit të të gjithë popullatës në vetëm 10 ditë. Kështu që autoritetet kanë treguar që testet nuk do të fillojnë dhe përfundojnë brenda të njëjtës periudhë 10-ditore që kishin paralajmëruar me parë.

A duhet të testohen të gjithë?

Yang Zhanqiu pedagog në universitetit e Wuhan tha:

Nuk ka nevojë për të testuar të gjithë ata që jetojnë në lagje pa raste të raportuara.
Autoritetet kanë thënë se ata do të fillojnë me njerëzit që konsiderohen më të rrezikuar, si për shembull në zonat më të vjetra, më të dendura me popullsi, si dhe me ato që janë qendra të zhvillimit. Gjithashtu, njerëzit që janë testuar në shtatë ditët e mëparshme nuk do të kenë nevojë të testohen përsëri.

Por shefi epidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou tha:

Virusi mund të zgjasë më shumë për t’u manifestuar tek pacientët me imunitet të dobët dhe këta njerëz janë gjithashtu të prirur për t’u prekur.

Burimi

Back to top button