Lajme

Sigurohen pamje nga laboratori i drogës së nipërve të anëtares së Vetëvendosjes, ja si duket

Në shtator të vitit të kaluar nipërit e ish-deputetes, Nazlie Bala, ishin arrestuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të ish-deputetes Bala.

Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive ku shihet laboratori, në të cilin nipërit e tashmë këshilltares së Albulena Haxhiut, kishin kultivuar dhe përpunuar drogë.

Njësitet e antidrogës në Policinë e Kosovës kishin arritur ta kapin këtë grup kriminal të fshehtë, që në vazhdimësi tentonte të krijonte kushte për laboratorë të tillë.

“Ndërsa në laboratorin e dytë ka qenë përgatitje për të rritur kapacitetin e bimëve të kanabisit. Me urdhër të prokurorit, katër persona janë arrestuar me iniciale N.D, A.M, A.B dhe F.B”, ishte thënë në një konferencë për media që Policia e Kosovës kishte organizuar disa ditë më parë.

Pamje ekskluzive nga laboratori i drogës së nipave të anëtarës së VV-së

Pamje ekskluzive nga laboratori i drogës së nipave të anëtarës së VV-së

Julkaissut InDoks Torstaina 14. toukokuuta 2020

Burimi

Back to top button