Lajme

Simpatizanti i VV-së: “Nëse nuk fiton Albini kërkoj që Serbia të kthehet në Kosovë”

Aktivistët dhe simpatizantët e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes janë “ndezur” edhe më shumë ditëve të fundit. Kjo “ndezje” ka ardhur si pasojë e paralajmërimit për krijimin e qeverisë së re dhe shkuarjes së VV-së në opozitë.

Në anën tjetër, Kurti dhe VV-ja po kërkojnë zgjedhje. Kjo pritet të shihet pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, meqë aktualisht e ka vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e krijimit të qeverisë së re, Avdullah Hoti.

Megjithatë, entuziasmi i simpatizantëve dhe aktivistëve të VV-së shpesh e tejkalon një sjellë racionale dhe reale, shkruan Ballkani.info.

Postimet në rrjetet sociale, si ky që po e shfaqim sonte, tregon për një nxitje përtej normale.

Afrim Boshnjaku simpatizant i Kurtit ka shkuar aq larg saqë thotë se nëse Kurti nuk i foton 70 për qind të votive, ai është për “kthimin e Serbisë në Kosovë”!

96082681 526880491554887 2605686594681700352 N 1
96082681 526880491554887 2605686594681700352 N 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button