Lajme

Skandaloze: Polici i Kosovës kërkon që banorët e Drenicës të rrethohen me tela, si kopsht zoologjik

Një pjesëtar i policisë, Besnik Demiri, është parë në një postim duke ofenduar Drenicën, e ky postim më pas ka nisur të bëhet viral shumë shpejt, shkruan Gazeta Metro.

Demiri, tha se ‘Drenica do të duhej të rrethohej në tela për të përftuar një kopsht zoologjik në Kosovë’.

Komentet e fundit të lidhura me politikën kryesisht, nga pjesëtarët e policisë kanë ngjallur reagime të shumta, e disa nga ta janë suspenduar.

Rasti i Demirit tregon një gjuhë raciste, e që kjo nuk duhej të ndodhte veçmas me një nga pjesëtarët e Policisë, pasi që ata janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa dallime./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button