Lajme

Skenari i mundshëm i LDK-së me Presidentin

Lidhja Demokratike ka vendosur për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate (NSD), Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe me subjektet që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvend, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS).

Kjo vendimmarrje është parë si pjesë e një skenari të akorduar paraprakisht me presidentin Hashim Thaçi.

Vendimin për koalicion e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në një votim të zhvilluar nëpërmjet e-mailit. Saktësisht 108 anëtarë të këtij organi partiak, prej 124 sa i ka gjithsej, e kanë mbështetur propozimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për këtë koalicion. Kundër kanë qenë 6 anëtarë. Ndërkaq, 10 kanë refuzuar t’i përgjigjen Mustafës në letër

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK-në, Nisma-n Socialdemokrate-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa pas votimit, në një letër adresuar anëtarëve të këtij Këshilli, e një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”.

Vendimi është marrë një muaj pas mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e kishte iniciuar vetë LDK-ja, ani se ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Imer Mushkolaj është publicist dhe ka theksuar se vendim i tashëm i LDK-së ishte i pritshëm. Ka thënë të jetë rrjedhë logjike e arsyes pse është rrëzuar Qeveria Kurti.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button