Lajme

Smaka: Po të isha gjykatës, do të vendosja në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje dje i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë kërkesë të LVV-së, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se do të pres komentet deri sot në mesditë
për caktimin e masës së përkohshme për dekretin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së si kandidat për kryeministër.

Se cili pritet të jetë vendimi i Kushtetutës sa i përket kësaj çështje mbetet të shihet sot. Por, profesori
universitar dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka mendon se Gjykata duhet të vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Smaka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se po të ishte gjykatës i kësaj gjykate pa hezitim do të vendoste në favor të kërkesës së LVV-së.

“Sikundër të isha një nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, pa dilema dhe pa hezitim do të votoja për miratimin e kërkesës së LVV-së ngase rasti i votimit të mosbesimit të Qeverisë nuk trajtohet dot me dispozitën e nenit 95 të Kushtetutës, madje edhe po t’i referohemi atij rasti sipas saj ekskluzivisht do të kishte të drejtë subjekti politik me shumicë të mandateve në Kuvend pra LVV-ja për ta propozuar kandidatin për formimin e Qeverisë”, ka thënë Smaka.

Ai ka theksuar se në nenin 95 të Kushtetutës paragrafi 2 nuk ekziston afati i definuar për pritjen e një subjekti politik për porozim të kandidatit për mandatar.

“Kur në vendin tonë mbretërojnë rrethanat e jashtëzakonshme dhe në nenin 95 paragrafi 2 të Kushtetutës nuk ekziston afati i definuar e së andejmi rezulton se subjekti politik në fjalë sipas vlerësimit diskrecional do të mund të propozojë kandidatin për mandatar”, u shpreh Smaka.

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të disa neneve të Kushtetuës me dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Ata kanë përmendur nenin 84, paragrafi 4, 82 paragrafi 2, neni 4 paragrafi 1, neni 84.14 dhe nenin 95 të Kushtetutës, që flet për zgjedhjen e qeverisë së re.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka kërkuar nga Kushtetuesja që të vendosë masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentit, pasi që kjo çështje është objekt shqyrtimi në procedurë. /Telegrafi/

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button