Sport

Solskjaer pas barazimit ndaj Liverpoolit: Ia arritëm qëllimit tonë

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se është shumë i lumtur me barazimin 1-1 ndaj Liverpolit.

Manchester Unitedi e ndali ecurinë e mirë të The Reds në javën e nëntë të Ligës Premier, pasi në tetë xhiro kishin tetë fitore.

Trajneri norvegjez ka deklaruar se ata janë të emocionuar me barazimin ndaj një skuadre që është më në formë në Angli.

Manchester United vs Liverpool (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Nuk jemi të emocionuar që morëm një pikë ndaj një skuadre të mirë. Jemi të zhgënjyer që nuk morëm tre pikë”, tha fillimisht Solskjaer.

“Ne e vendosëm skuadrën në sulm dhe luajtëm në mënyrë agresive. Mendoj se ia arritëm kësaj”, shtoi më tej norvegjezi.

Unitedi aktualisht gjendet në vendin e 13-të me dhjetë pikë, derisa Solskjaer ka shpëtuar nga shkarkimi me këtë barazim. /Telegrafi/

The post Solskjaer pas barazimit ndaj Liverpoolit: Ia arritëm qëllimit tonë appeared first on Telegrafi.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Na ndiqni ne Facebok
Like nese je Shqiptar

Close
Close