Lajme

Sot seanca e jashtëzakonshme – A do të marrin pjesë partitë opozitare?

Anipse partnerët ndërkombëtar kanë bërë thirrje që t’u lejohet mbajtja e referendumit serb në territorin e Kosovës, partitë opozitare e shohin të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në Kosovë.

Kjo u bë shkak që sot të thirret seancë e jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Sipas tyre, kjo seancë është e panevojshme, anipse mbajtja e këtij referendumi në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

“PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, tha dje shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mblidhet për të vendosur a do të jenë pjesë e kësaj seancë. Kështu tha për Gazetën Express, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Megjithëkëtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e sotme.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka për Gazetën Express tha se do të marrin pjesë në seancë ku do të diskutohet për referendumin serb në territorin e Kosovës.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Dardan Molliqaj i bën thirrje opozitës: Mos merrni pjesë në seancë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në fcebook, i ka bërë thirrje opozitës që të mos marrë pjesë në seancën e sotme, shkruan Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi priti dje në takim ambasadorët e QUINT’it, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin – presidente, vendosi që të thërret seancë të jashtëzakonshme.

Kjo pas kërkesës që erdhi nga ambasadorët e QUINT’it që referendumi i Serbisë të mbahet në Kosovë, kërkesë e cila u refuzua nga Kurti.

Mollqiaj tha se opozita duhet ta bojkotojë seancën për shkak se nevojat e Kurtit nuk janë nevoja të Kosovës.

Sipas tij, Kurti ka nevojë për një opozitë që i rri gatitu. “Mos merrni pjesë ne seancën e së shtunës”, ishte thirrja e Molliqajt për opozitën.

Vendimit të Kurtit i është bashkuar e gjithë opozita. Megjithatë, PDK-ja tashmë ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Kuvend, ndërsa AAK-ja do të jetë prezent, ndërkohë që LDK-ja do të vendosë sot.

Shkrimi i plotë:

Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!

Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.

Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.

Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!

Arben Ahmeti e “godet” Albin Kurtin: Për popullaritet dhe llajka po hyn në konflikt me krejt botën

Gazetari Arben Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se po e fut vendin në konflikt me qëllim që të rrit popullaritetin e pëlqimet ndaj tij, shkruan Gazeta Metro.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se nesër mbetet që në kuvend ‘’të nxjerrin sharkiat, qifteliat dhe lahutat e t’i tregojnë popullit se si po pavarësohen nga Amerika imperaliste’’.

Tutje Ahmeti tha se Qeveria Kurti janë disa të padijshëm që po mashtrojnë popullin për të fshehur paaftësinë.

‘’ Neser ne kuvend nxjerrni sharkiat, qifteliat edhe lahutat, pozite e opozite, porositeni edhe naj cope mishi e tregoni popullit qysh po pavaresohemi nga Amerika imperialiste.

Ama ta dini, qe nuk jeni patriota. Jeni veq disa te padijshem qe po e mashtroni popullin per ta fshehur paaftesine tuaj

Sepse ne administraten Biden nuk ka dy rruge. Kur nuk je me Ameriken je me Rusine’’, shkroi Ahmeti.

Postimi i plotë:

”Papjekuri eshte me e fut vendin ne konflikt me krejt boten me qellim qe te rritet popullariteti edhe llajkat.

Neser ne kuvend nxjerrni sharkiat, qifteliat edhe lahutat, pozite e opozite, porositeni edhe naj cope mishi e tregoni popullit qysh po pavaresohemi nga Amerika imperialiste.

Ama ta dini, qe nuk jeni patriota. Jeni veq disa te padijshem qe po e mashtroni popullin per ta fshehur paaftesine tuaj.

Sepse ne administraten Biden nuk ka dy rruge. Kur nuk je me Ameriken je me Rusine.

Vizitat e takimet me diplomate pertej ambasadorit u’a kane ndale moti. Tash veq letra po merrni prej andej atlantikut. Nje dite u’a ndalin edhe ato. Pastaj ne knaqemi me patriotizmin tuaj. Kemi me ju kendu ne sharki e qifteli.”

Kujtojmë se Kurti sot pas takimit me përfaqësuesit e shteteve të QUINT’it ka thënë se do thërrasin seancë të jashtëzakonshme nesër për ta votuar mbajtjen e këtij referendum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button