Lajme

Spahiu: Kam thënë se koronavirusi do të zhduket gjatë muajit të Ramazanit, kjo edhe po ndodh

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka ri publikuar një status në llogarinë e tij në facebook ku kishte thënë se pandemia e koronavirusit në Kosovë do të zhduket gjatë muajit të Ramazanit.

Ai ka thënë se kjo po ndodh dhe po ashtu sipas tij në këtë muaj u zbuluan edhe vaksina në Oxford dhe në Turqi si dhe zbulimet e tjera në të gjithë botën.

“Shikoni postimin tim ditën kur u shfaq rasti i parë me virusin Korona në Kosovë. Po ua rikujtoj se Dita e parë e Ramazanit ka qenë njëkohësisht dita e parë në Kosovë kur numri i të shëruarve ka qenë më i madh se i të infektuarve dhe kjo ka vazhduar në të gjitha ditët vijuese. Po u përkujtoj se të gjitha zbulimet shkencore lidhur me Covid-19 ndodhën gjatë këtij muajit Ramazan (përfshi vaksinën në Oxford, në Turqi etj, dhe zbulimet tjera anë e kënd botës). Tani Berat Buzhala e të gjitha portalet që talleshin me parashikimin tim duhet të kërkojnë falje publike e jo të më shqetësojnë me kërkim falje në telefon”, ka shkruar ai.

Burimi

Back to top button