Lajme

Spitali në krizë, 50% e stafit rezultojnë pozitivë ndaj Covid-19

Një spital në Britani është duke kaluar një krizë të vërtetë, pasi gjysma e stafit është infektuar nga Covid 19.

Dr Tim Rogerson, i cili është një këshilltar në Spitalin Royal Gwent në Newport, Uells, përshkroi se rreth 50 përqind e stafit të spitalit kishin rezultuar pozitivë ndaj Covid 19.

Ai tha:

Ne jemi kujdesur që të përdorim mjetet mbrojtëse dhe të zbatojmë çdo këshillë higjiene të përcaktuar. Por, ndoshta kjo nuk mjafton kur kemi të bëjmë me kaq shumë pacientë të infektuar në ditë.Rreth 50 përqind të fuqisë punëtore konsulente dhe mjekësore kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirus. Shumicës prej nesh, i filluan simptomat përpara se të testoheshim. Një pjesë e madhe e stafit tashmë është detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe kjo ka shkaktuar krizë në menaxhimin e stafit në spital.

Ndërkohë së bashku me numrin e pacientëve, po rritet çdo ditë edhe numri i mjekëve/infermierëve të infektuar.

Burimi: DailyMail

Burimi

Back to top button