Lajme

Studimi amerikan: Ja kur do të zhduket Covid-19

Pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për 18-24 muaj të tjerë ,domethënë derisa 60-70% e popullsisë së botës të jetë infektuar me këtë virus. Dhe një vaksinë mund të ndihmojë por jo shpejt. Parashikimi vjen nga Universiteti i Minesotës dhe raportohet nga CNN.

“Kjo gjë nuk do të ndalojë derisa të preket 60-70% e popullsisë ka bërë me dije drejtori i qëndrës ‘Center for Infectious Disease Research and Policy’ në këtë Universitet.

Dy epidemiologë të rëndësishëm janë autorë të këtij studimi dhe shprehen se nuk ka një datë kur mund të gjendet një vaksinë kundër koronavirusit, edhe pse viti 2021 shikohet si një afat i mundshëm.

SHBA numëron më shumë se 1 milion të prekur nga virusi i rrezikshëm, ndërsa janë kryer 5.5 milionë teste, thënë ndryshe vetëm 2% e popullsisë amerikane. Ndërsa bilanci i viktimave në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 shkoi mbi 63 mijë.

Burimi

Back to top button