Lajme

Super lajm: Ja kur fillon mësimi në Kosovë

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë përpjekje për kthimin në shkollë për të paktën 2 javë të maturantëve dhe nxënësve të klasave të 9-ta, që të përgatiten për testin e maturës dhe atë të arritshmërisë.

Në një përgjigje me shkrim, për “KOHA”, MASHTI ka thënë se megjithatë kjo është një çështje sfiduese, për shkak të rregullave, përkatësisht aplikimit të masave adekuate me qëllim të parandalimit të Covid-19.

“Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë vendim final, dhe se çdo veprim zyrtar do të merret në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe Komunat”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Kjo ministri ka shtuar se edhe për çerdhet dhe institucionet e arsimit të lartë, do të merren parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së.

Ministria e Shëndetësisë, të hënën, ka njoftuar për disa masa lehtësuese por për hapjen e institucioneve arsimore, ende nuk ka një vendim konkret përveç mbajtjes së provimeve në arsimin e lartë, testit të arritshmërisë dhe atij të maturës.

E paralajmërimi i ministrit, Arben Vitia, që nga e enjtja të hapen institucionet fetare ka bërë që shumë prindër të ankohen në rrjete sociale, duke konsideruar se fillimisht është dashur të hapen çerdhet, shkollat e institucionet e arsimit të lartë.

Burimi

Back to top button