Lajme

SUPER LAJM: Këtë ditë hapen plazhet në Shqipëri

Avokati Altin Goxhaj realizoi një manifest këtë fundjavë në të cilën ftoi shqiptarët të dalin tek bulevardi para vëllezërve Frashëri për të pirë një kafe simbolike. E gjitha u bë në formën e një proteste kundër masave izoluese që vijojnë të jenë të forta në Shqipëri ndërsa vendet e tjera kanë patur përherë më tepër liri lëvizje për qytetarët edhe në pikun e pandemisë.

Ndërsa në pamundësi për të bërë publikimin e statusit të rradhës në profilin e tij në Facebook, Goxhaj ka shkruar një status në faqen e “Koalicioni Për Shqipërinë”.

Në të njoftohet një nismë e re përsëri me synim hapjen e vendit prej masave izoluese të Kryeministrit Rama.

Ai bën thirrje për shqiptarët që në 29 maj dhe në 30 maj të mblidhen me nismën “hapim Shqipërinë” pasi vetëm në këtë mënyrë “Satrapi i Surrelit tërhiqet nga Axhenda për Shkatërrimin e jetës suaj”. Kështu shkruan Goxhaj në status.

Goxhaj fton shqiptarët të vishen me veshje plazhi, shapka, pantallona të shkurtëra, kanatjere e të mblidhen të shtunën tek kryeministria për të protestuar. Ndërsa të dielën protesta do zhvillohet në Durrës nën ritmet e “hitit të verës 2020” “Edi na Çau na Çau” këngë e Ismet Drishtit.

Burimi

Back to top button