Lajme

Suspendohet komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës

Sot gjatë ditës është suspenduar nga puna komandanti i Njësisë Speciale të Policisë A.G.

Gazeta ka mësuar se suspendimi është bërë me vendim të drejtorit të Policisë së Kosovës.

Në një fotografi, i suspenduari A.G. shihet nën shoqërinë e vëllait të Presidentit, Nazmi Thaçi si dhe disa zyrtarë të lartë të burgjeve dhe ish- drejtorë.

Ahengu në natyrë/Vazhdojnë suspendimet në polici

Një aktivitet i organizuar të shtunën në rajonin e Mitrovicës, kishte bërë bashkë zyrtarë të rendit dhe të drejtësisë. Rreth një tavoline të drurit në natyrë ishin fotografuar disa zyrtarë, në mesin e tyre Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, komandanti i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, rreshteri policor Avdullah Zeqiri dhe disa të tjerë.

Që të tre këta sot janë suspenduar nga detyra deri në një vendim tjetër pasi kanë shkelur masat e vendosura nga organet e rendit dhe Qeveria e Kosovës për anulimin dhe mos marrjen pjesë në ahengje apo aktivitete të ndryshme në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVId-9.

Ndaj të suspenduarve, institucionet përkatëse kanë ngritur komisione hetimore lidhur me këtë çështje.

Lajmi për suspendimin e Buleshkajt është konfirmuar nga Drejtoria e Burgjeve ndërsa për suspendimin e Gërgurit është konfirmuar nga kreu i policisë, Rashit Qalaj./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button