Sveçla: Kemi dyshime që dy astronautët e NASA’s janë njerëz të Thaçit

Mediat botërore raportojnë se dy austronautë të NASA’s janë nisur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Nisja nga Kennedy Space Center në Florida e astronautëve po vlerësohet si një moment historik në mbarë botën.
Ndërsa, në shtetin e ri të Kosovës, dikush ka hezitime rreth këtij udhëtimi në hapësirë.
Është ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i cili ka ngritur dyshime në lidhje me dy astronautët.
“Si ministri kemi mbledhur mjaftueshëm të dhëna që vërtetojnë se dy astronautët e nisur në hapësirë janë njerëz të PAN’it, shërbyes të presidentit Thaçi. Jemi duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Sveçla.
Kungulli është interesuar për detaje të mëtejshme, por zoti Sveçla ka thënë që gjithçka do të shihet ditëve në vijim raporton kungulli.com