Lajme

Sveçla: Kufiri me Shqipërinë kurrë s’ka qenë i mbyllur gjatë Qeverisë Kurti

Ish-udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Xhelal Zveçla, ka thënë se gjatë kohës së pandemisë, në asnjë moment nuk ka qenë i mbyllur kufiri me Shqipërinë.

Sipas tij, kufiri ka qenë i hapur tërë kohën, por që për shkak të pandemisë me COVID-19, ka pasur kufizime në qarkullim, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i tij:

Diktatorët, nga Hitleri te Stalini, kanë pasur një parim kryesor në propagandën e tyre: “Akuzoji kundërshtarët e tu për atë çka ti vetë bën”.

Kështu edhe zëdhënësit e qeverisë Koti të subjekteve humbëse, paskan sulmuar qeverinë Kurti, se kinse kufiri me Shqipërinë paska qenë i mbyllur e ai me Serbinë i hapur. Kush e bën këtë akuzë? Qeveria e cila sapo u përshëndet nga Vuçiqi për veprimin e rrallë në botë, ku hoqën dorë vetë nga reciprociteti, dhe lejuan që Serbia të hyjë në Kosovë me dokumentat “Kosovo i Metohija”.

Sado që propaganda synon të luajë me emocionet, ky është sulm “i budallëm”. S’e ha kush.

Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufirare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë më i hapur se me ate të Shqipërisë. Përkundrazi.

Pikërisht gjatë qeverisjes sonë u arrit që secili automjet e kamion që vinte nga Serbia të kishte dokumentacionin me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, gjë që e ka mëzitur shumë Vuçiqin prandaj i angazhoi shërbëtorët për ta rikthyer situatën aty ku ishte para qeverisë Kurti.

Unë e kuptoj sikletin e partive humbëse, të cilat duan me çdo kusht ta sulmojnë LVV që është Qeveria Alternative e vetme që ka pasur Kosova, mirëpo besoj se një minimum etike duhet të ketë.

Apo po kërkoj shumë?.

Burimi

Back to top button