Lajme

Syla: Kurti qëndroi në vendlindjen e Enver Hoxhës, ndërsa mungoi sot në Drenicë për të respektuar Jasharajt

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka kritikuar qëndrimin e liderit të Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, në lidhje me dialogun si dhe mungesën e tij sot në Epopenë e UÇK’së në respektim të familjes Jashari, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Valon Syla, ka thënë se Albin Kurti i mori mbi 49.9% të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti.

“Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës”, ka shkruar Syla.
Tutje ai ka kritikuar qëndrimin e Kurtit në lidhje me dialgoun, i cili po e rendit atë në vend të katërt si prioritet.

“Bisedimet që e zgjidhin problemin me Serbinë në vend të 4 si prioritet. Ndërsa, mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, pra simbolit të rezistencës së Luftës Çlirimtare. Gjithçka e qartë. Bravo”, ka shkruar Syla në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Back to top button