Lajme

Sylë Tahirsylaj tregon se sa janë të rrezikshme erërat e fundit

Erëra të forta kanë kapluar Kosovën, duke shkaktuar dëme gjithandej vendit.

Në lidhje me këtë dukuri ka folur profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se erërat janë dukuri meteorologjike, dhe në këtë formë, ose janë të pranishme ose nuk janë.

“Temperatura krijon erë. Era është dukuri meteorologjike, ose ekziston ose jo; pra nuk është sikur elementet tjera si temperatura apo shtypja atmosferike. Këto pra janë çështje që nuk mund të definohen, mirëpo ky fenomen ka ardhur nga Afrika dhe përcjellet me një shtresë shumë të hollë”, ka thënë Tahirsylaj.

Tutje, ai ka thënë se të njëjtat janë të rrezikshme për shkak se kanë shpejtësinë dhe fuqinë, dhe se në këtë formë, shkaktojnë dëme në të gjitha regjionet e Kosovës.

“ Mirëpo këto janë të tejkalueshme. Pra deri të hënën pasdite, kur nuk ka shi dhe pastaj qetësohet, qetësohet në atë formë se pastaj temperaturat zbresin e ngriten. E rrezikshme është se e ka shpejtësinë, por është edhe e fuqishme. Pra, shkakton dëme në infrastrukturë, dhe jo vetëm në Prishtinë por edhe në regjionet tjera”, ka thënë Tahirsylaj për lajmi.net.

Ndryshe, sot gjatë ditës në tërë territorin e Kosovës është parashikuar se do të ketë erëra të fuqishme, nga të cilat tashmë edhe janë raportuar dëmet e para.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button