Lajme

Të dehurit rrahen fillimisht mes veti e pastaj gjuajnë me armë, sulmojnë edhe policinë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi rrahjes mes vete dhe sulmit ndaj tyre.

Në rrugën ‘Ismail Qemajli’ në Prishtinë, katër persona në gjendje të dehur janë rrahur mes vete, madje edhe kanë përdorur edhe armët e zjarrit për të sqaruar hesapet mes tyre.

Madje njëri nga katër të arrestuarit ka sulmuar edhe policinë, me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button