Lajme

Të gjithë e refuzuan, vetëm një ish ministër i Financave i ofron ndihmë Bislimit

Të gjithë ish ministrat e Financave, kanë refuzuar ftesën e ministrit aktual, Besniik Bislimit për takim gjatë ditës së sotme.

Si rrjedhojë, ai ka mbajtur takim vetëm me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për të diskutuar rreth menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bislimi ka treguar se vetëm nga dy ish ministra ka marrë përgjigje, Ahmet Shala e Bedri Hamza të PDK-së, të cilët i kanë thënë se nuk mund të marrin pjesë në takim.

Majde ka thënë se Ahmet Shala, i cili ndodhet në SHBA i ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual, shkruan Reporteri.

Postimi i plotë i ministrit Besnik Bislimi:

Të nderuar qytetarë,

Për sot kisha ftuar në një takim këshillues gjithë ish ministrat e deritanishëm të financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si hap i parë drejt dizajnimit të një pakojë sa më të avancuar të rimëkëmbjes ekonomike. Kjo pako do të adresonte nevojat e ekonomisë menjëherë pas përfundimit të masave kufizuese në përballje me pandeminë COVID 19.

Kam marrë tri përgjigje në tërësi; konfirmimin për pjesëmarrje nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore, z. Mehmeti, përgjigjen e ish ministrit z. Ahmet Shala dhe ish ministrit, z. Bedri Hamza. Zotëri Shala më ka njoftuar se është me qëndrim në SHBA dhe rrjedhimisht e ka të pamundur prezencën në takim, por ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual. Ndërsa z. Hamza ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim.

Si përfundim, unë kam takuar guvenratorin, z. Mehmeti, dhe kemi shkëmbyer informacione shumë të vlefshme për ecuritë në sistemin bankar dhe në sektorin privat të ekonomisë në tërësi. Poashtu kemi analizuar mundësinë dhe afatet realiste për fillimin e relaksimit të masave kufizuese, dhe vështirësitë e sektorit privat deri në normalizimin e plotë të jetës dhe aktivitetit ekonomik. Si Ministria e Financave dhe Transfereve ashtu edhe Banka Qendrore është duke analizuar elementet kryesore që do të duhet të jenë pjesë përbërëse e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe poashtu edhe akterët të cilët do duhej të përfshihen në diskutimet intenzive.

Dua të përfundoj me potencim të sërishëm, se qëllimi i vetëm i ftesës për takimin e sotëm ka qenë gjetja e hapësirave për harmonizim të ideve dhe alternativave të subjekteve të ndryshme politike, në mënyrë që pas aprovimit të saj, pakoja të ketë mbështetje maksimale nga secili spektër i shoqërisë. Përkundër mos-gatishmërisë së ish kolegëve për të qenë sot në takim, dua t’u bëjë me dije që kabineti im mbetet i hapur pë rata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button