Lajme

Të gjithë gjermanët e duartrokisin Merkelin: 130 miliardë € paketë, 300 € për fëmijët!

Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re konjukturore. Masat e emergjencës pasohen nga fonde e ulje taksash për të ndi hmuar ekonominë pas Covid-19.

Paketën konjukturore e pritën me duartrokitje shumë ekonomistë në Gjermani. Të kënaqura janë edhe partitë e koalicionit qeveritar, konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët për atë që arritën, pas 21 orë negociatash.”Ne kemi gje ndjen më të vështirë ekonomike që kur ekziston Republika Federale”, kujtoi kancelarja Angela Merkel.””Tani është një kohë kur shteti duhet të bëjë më tepër se ç’bën normalisht”.

Paketa konjukturore kap shumën 130 miliardë Euro. Kjo shumë është rreth katër përqind e prodhimit ekonomik të vjetshëm të Gjermanisë. Është paketa më e madhe konjukturore që ka miratuar ndonjëherë qeveria gjermane. Dhe ajo e vë Gjermaninë në pararojë të shteteve evropiane: asnjë nga fqinjët nuk ka kaluar deri tani nga masat e emergjencës në politika për rindërtimin dhe që nxisin kërkesën e konsumatorit.

Kjo është paketa e dytë pas paketës me masa emergjente, që u miratua në mars. Ajo ishte nga paketat më të mëdha të ndihmës në botë: 353 miliardë Euro masa me ndikim në buxhet dhe 819,7 miliardë Euro si garanci.

Paketa konjukturore përmban 57 pika. Dhe siç e theksoi edhe kryetari i CSU-së, kryeministri bavarez Markus Söder, një nga aspektet qëndrore është ulja e TVSH-së, taksës mbi vlerën e shtuar (financohet me 20 miliardë Euro). Ajo do të ulet për gjashtë muaj, nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2020. Nga 19 përqind aktualisht do të bëhet 16 përqind. Atje ku është shtatë përqind, si p.sh. te ushqimet, do të bëhet pesë përqind. Kancelarja Merkel tha se ulja e TVSH-së “në aspektin social është bërë në mënyrë shumë të drejtë”.

Dhe me të vërtetë, ulja e TVSH-së është një masë që ndihmon para së gjithash njerëzit me të ardhura të ulëta. Ata e shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave mujore për shpenzimet e jetesës. Ulja e TVSH-së pritet të ulë çmimet e shitjes, kjo është të paktën shpresa e qeverisë. Element tjetër i ndjeshëm pritet të jetë një bonus prej 300 eurosh, i cili do të jepet për fëmijët.

Source link

Back to top button