Magazina

Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin




Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, tërheq ende vëmendjen me jetën e saj personale.

Ajo prej muajsh tashmë ka konfirmuar që është në një lidhje dhe duket se Tea po e shijon dashurinë për momentin, në një video ata duken bashkë dhe të qeshur po ashtu ajo ka folur sërish për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

”E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me Fatman, Kristan dhe Olesian të cilat janë po ashtu pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” për të folur për shumë rreth angazhimeve të tyre si dhe jetës personale.

E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.

“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.

Shiko videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button