Lajme

Televizioni Shtetror i Serbisë RTS ia uron ditëlindjen Thaçit

Televizioni Shtetror i Serbisë RTS kishte uruar ditëlindjen e Presidentit Hashim Thaçit,por ky u sulmua nga mediat serbe.

Në media serbe e kanë quajtur këtë artikull skandaloz duke shkruar “ RTS uron ditëlindjen e Thacit, shkrim skandaloz i mediumit që funksionon me para të taksapaguesve serbë”.

“Në faqen e internetit të RTS për disa orë pati një njoftim në seksionin “Vremeplov”, i cili festonte ditëlindjen e Presidentit të shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi”.

Bordi redaktues i portalit RTS lëshoi një falje të vakët, me arsyetimin se përmbajtja ishte ngarkuar automatikisht në portal dhe se “nuk kishte asnjë vërejtje për këtë seksion ndër vite, kështu që ky gabim nuk u vu re, deri sa reaguan lexuesit e portalit”, thuhet në mediat serbe.

Postimi në fjalë është fshirë, dhe ju kujtojmë se ky nuk është një rast i vetëm nga pakujdesia që kufizohet me fyerjet ndaj shërbimit publik.

Burimi

Back to top button