Lajme

Tensionet në Mesdhun Lindor, Sekretari Pompeo takon Ministrin e Jashtëm grek rreth mosmarrëveshjeve me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe sekretari i Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo do të takohen në Vjenë të premten për të diskutuar tensionet në Mesdheun lindor, ka njoftuar Ministria e Jashtme greke. Ky takim vjen në kohën kur tensionet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë janë rritur lidhur me burimet e hidrokarbureve, transmeton Reporteri.net.

Takimi midis ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo vjen disa ditë pasi Turqia dërgoi anijen gjurmuese sizmik, Oruc Reis, në një zonë, që të dyjat shtetet e pretendojnë, duke thënë se kjo anije do të qëndrojë atje deri më 23 gusht.

Aleatët e NATO-s Greqia dhe Turqia nuk pajtohen në lidhje me pretendimet e tyre për burimet e hidrokarbureve në Mesdhe, bazuar në pikëpamjet e tyre konfliktuoze se deri ku është territori i tyre ujor, kufi të cilën këto shtete thonë se e kanë të shënjezuar përmes ishujve që gjenden në këtë zonë, transmeton në shqip Reporteri.net.

Lëvizjet e fundit të Turqisë, ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që zemëroi Ankaranë, kanë ngritur më tej tensione me fqinjin e saj, duke i dhënë fund një periudhe të shkurtër qetësie të ndërmjetësuar nga Gjermania.

Dendias i kërkoi Turqisë të martën që “të linte menjëherë të largohet nga ujërat territoriale greke”, duke thënë se shteti i tij është i vendosur të mbrojë të drejtat e tij sovrane.

Takimi urgjent i BE-së

Athina gjithashtu ka thirrur për një takim urgjent të BE për të adresuar këtë çështje.
Një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Jashtëm të BE është caktuar për të premten dhe pritet të mbahet përmes një telekonference.

SHBA-ja ka bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Turqisë dhe Greqisë, për të cilat zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se ishin zhvilluar për dy muaj me radhë, por u ndërprenë javën e kaluar.

Turqia tha se marrëveshja me Egjiptin – për të cilën diplomatët grekë thanë se e shfuqizon një marrëveshje midis Turqisë dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë – tregoi se nuk mund t’i besohet Athinës dhe premtoi të vazhdojë të bëjë vëzhgime në këto ujëra, për të cilat kanë pretendime si Greqia ashtu edhe Qipro.

Back to top button