Lajme

Teologu Zekirija Bajrami: Gruaja rrogën nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit

Doktori i shkencave islame, Zekirija Bajrami, në emisionin Click Plus ka sqaruar se si ndahet pasuria mes fëmijëve në një familje sipas fesë islame.

Përkitazi me këtë, ka deklaruar se nëse punon gruaja në një familje, ajo nuk e ka për obligim t’ia japë rrogën burrit.

“Nëse ka mundësi të punon dhe merr rrogën, të hollat, nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit. Nuk e ka për obligim. Nuk ka të drejtë burri t’i thotë: Nxirri këtu paratë që e ke marrë rrogën. Ajo është punë vullnetare”.

Për këtë ai ka dhënë edhe sqarim.

“Burri pse ka marrë dy prej babës, ajo ka marrë një? Pse ai i ka marrë dy? Sepse ai është përgjegjës për mirëmbajtjen e familjes, por nëse gruaja punon, ajo ato të holla mund t’i shpenzon ku të dojë, por nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit”, tha teologu Bajrami.

Back to top button