Lajme

Thaçi e mohon se e solli Pacollin nga Tirana

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me vendndodhjen e tij.

Thaçi tha se është në shtëpi, teksa atij dhe anëtarëve të tjerë të VV-së iu drejtua si kriminelë.

“Duhet të theksoj se prej lirimit të Kosovës e prej deri dje kur kam dalë e hyr në relacionin Kosovë-Shqipëri kam hyr me procedurat e njëjta, tash e 20 vite. Ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që është shndërru edhe iu intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi. Por edhe sa I përket masave të tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëzit e politikës e as deputetë, e kësaj radhe as z.Pacollin”, tha Thaçi në Dukagjin, shkruan Indeksonline.

Ai tha se lokacioni i tij është në shtëpi.
“Lokacioni im është në shtëpi, për ministrin edhe për shefin e tij dhe për gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Është vetëm vërtetësi për lokacionin tim”, shtoi ai.

Tutje kur u pyet nëse ai ka marrë nga Tirana me veturë deputetin e AKR-së, Behgjet Pacolli tha se është komplet shpifje.

“Kjo është shpifje tjetër ordinere, por në fakt është një kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur që të përngjan në vitet e 70’ta të sistemeve moniste. I ftoj të gjithë për bashkëpunim të kalojmë pandeminë, e mos t’i ndajnë veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që kanë kapur qeverinë”, tha ai./Indeksonline/

Back to top button