Lajme

Thaçi ia tregon Sveçlës “lokacionin”: Mos eja pa Kurtin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në emisionin debat plus, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë Xhelal Sveqla, rreth deklaratës për arrestimin e tij.

Ai ka shpjeguar se si ka hyrë në Kosovë, duke thënë se i ka përdorur procedurat e njëjta sikurse tash e 20 vite.

Thaçi, ia ka treguar “lokacionin” Sveçles duke i thënë që të mos ia mësyjë vet, por të shkojë bashkë me Kurtin.

“Unë jam në shtëpi. Për ministrin lokacioni im është në shtëpi. Le të vjen me Kurtin mos t`ia mësynë vetëm”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Presidenti ka folur edhe lidhur me rastin e deputetit Behgjet Pacolli, duke i quajtur shpifje deklaratat se të njëjtin e kishte sjellë në Kosovë nga Shqipëria.

Ai e ka quajtur lëvizjen Vetëvendosje, ndërmarrje kriminale.

“Kjo është shpifje ordinere, kjo është kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve në Kosovë në kohë të këtyre njerëzve të qoroditur që i përngjanë shteteve moniste”, ka deklaruar Presidenti Thaçi./Objektiv/

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button