Lajme

Thaçi: Më mirë të kishte ardhur Kurti vetë se sa të dërgonte një 20 vjeçar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rezultati i dy zgjedhjeve të fundit nacionale është i kontestueshëm dhe se ai ka prova që VV ka blerë vota. Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, është dashur të vijë vetë në përballet me të e jo të dërgojë aktivista.

‘’Ma mirë të kishte ardhur Kurti e jo të dërgoj njerëz 20 vjecar kështu’’, ka thënë Thaçi.

‘’Është mësuar grupi i tij të lëshojë gaz lotsjellës në Kuvend. Po ashtu të fryejë me bilbil në vesh tek deputetët në Kuvend.’’

Tutje ai ka folur edhe për rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit në Kosovë ku Kurti ka dalë personi më i votuar.

Burimi

Back to top button