Lajme

“Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kurtit, çka u bë tash që po heshtin e po presin?”

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti, ndërsa tani po presin e po heshtin.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se se Kosova nuk ka president dhe se Thaçi është sa për ta shkelur Kushtetutën kundër VV-së dhe për të kontrolluar disa deputetë të PDK-së, që i nevojiten LDK-së.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti.
Çka u bë tash që po heshtin e po presin??

Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit.

Burimi

Back to top button