Lajme

Tre deputetët e LDK’së dolën kundër Isa Mustafës, e votuan projektligjin për UÇK’në

Ndonëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bëri thirrje që projektligji për vlerat e UÇK’së mos të votohet, disa deputetë nga kjo parti nuk e dëgjuan atë.

Është shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe deputetja nga Gjilani, Valentina Bunjaku të cilët kanë dhënë votën pro gjatë votimit të Projektligjit për Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi, Shala dhe Bunjaku nuk e kanë dëgjuar thirrjet e Mustafës dhe në mënyrë unanime kanë votuar pro këtij projektligji për vlerat e UÇK’së të cilin e propozoi PDK’ja.

Kujtojmë se Deputetet e Vetëvendosjes nuk morën fare pjesë në votim duke e refuzuar votimin e këtij projektligji për UÇK’në,

Megjithatë Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kaloi në votim të parë për shkak se morën pjesë vetëm 36 deputetë. 35 ishin për dhe një kundër.//gazetametro.net

Back to top button