Lajme

Tronditet Londra, masakrohen për vdekje me thikë dy vogëlushët 1 dhe 3-vjeç

Aktori i njohur, Agron Llakaj, feston sot 60-vjetorin e lindjes. Me një karrierë të gjatë në skenë, ai është kthyer në një nga artistët më të dashur të publikur. Në ditën e lindjes, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë por vëmendjen e ka marrë ai i vajzës së tij, e cila me siguri i ka përlotur të gjithë me dedikimin prekës.

“NGA ALKIDA/ Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale????

Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100!!!

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim;

nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…

Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im!

Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!??”, shkruhet në dedikim e vajzës së aktorit.

Ai ka marrë një urim special edhe nga Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët e kanë treguar shpesh vlerësimin për artistin e njohur.

Edhe pse në një situatë të vështirë prej pandemisë, këto urime duhet ta kenë bërë mjaft të bukur ditën për Llakajn.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button