Lajme

Turqia kampion i bamirësisë në këtë kohë pandemie, tani dërgon ndihma edhe në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

Deri më tani, autoritetet britanike kanë raportuar afro 9 mijë viktima dhe mbi 73 mijë t ë infektuar.

MailOnline shkruan se Turqia ka nisur dërgimin e pajisjeve mbrojtëse, për të ndihmuar Britaninë e Madhe në luftën kundër koronavirusit.

Turqia ka dërguar maska kirurgjikale dhe kostume mbrojtëse në fluturimin e parë, ndërsa të shtunën pritet një tjetër fluturim.

Në kutitë që përmbanin pajisjet mbrojtëse ishte shkruar një shprehje e poetit të famshëm pers të shekullit XIII, Jalahuddin Rumi.

Aty shkruhej:

Pas humbjes së shpresës, do të ketë shumë shpresë dhe pas errësirës, dielli do të jetë më i shndrritshëm.”

Bujaria e Turqisë ndaj Britanisë së Madhe erdhi pasi vendi euro-aziatik dërgoi pajisje mjekësore edhe në Itali e Spanjë.

Po ashtu, Turqia ndihmoi edhe Kinën pak muaj më parë duke dhuruar pajisje në ndihmë të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Kujtojmë që Turqia ka ndihmuar edhe disa shtete ballkanike, si Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Turqia është kampion i bamirësisë.

Ndërkohë, edhe Gjermania po përgatitet të dhurojë 60 ventilatorë për spitalet britanike.

Burimi

Back to top button