Lajme

Tyga i shkruan mesazh privat Rina Balajt, reperja i kthen përgjigjen epike

Rina Balaj ka publikuar disa imazhe, në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, me flokë të lidhura dhe e grimuar, shkruan lajmi.net.

Për këtë dukje, reperen e komplimentuan ndjekësit e shumtë në komente, por kishte edhe prej tyre që i kanë shkruar mesazhe private.

Madje, asaj i shkroi edhe ylli botëror, Tyga, i cili i replikoi me disa emoji me flakë, duke treguar se po i pëlqen shumë ajo fotografi.

Këtë mesazh, Rina e bëri publik dhe shkruan “Kështu, Tyga më shkroi mua dhe u detyrova ta bëja këtë”.

Rina i ka replikuar atij me një video të të dashurit të saj, Sin Boy, i cili shfaqet me lopatë në dorë duke sharë dhe po e hapte një gropë.

“I dashuri im është shqiptar…”, janë fjalët që Rina Balaj ia shtoi mesazhit dërguar Tygës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button