Lajme

U bllokuan në pus, vdesin tragjikisht dy nipërit dhe xhaxhi

Ka shkuar në tre numri i viktimave që kanë humbur jetën tragjikisht në Berat, ditën e sotme, teksa ishin duke pastruar një pus.

3 persona, anëtarë të një familjeje janë bllokuar në pus, e për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në pus ishin duke punuar xhaxhi dhe dy nipërit e tij.

Fillimisht kanë humbur jetën tragjikisht Gentjan dhe Kamber Hoxha, nipi dhe xhaxhai.

Ndërkohë, Neimi, ka humbur jetën rrugës për në spital. I pari që hyri në pus ishte 77-vjeçari Kamber Hoxha, pasi donte të pastronte pusin, por për fat të keq mbeti i bllokuar brenda. Për ta shpëtuar hyri Gentjani, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

 

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button